Përbërësit
-2 filxhanë kos
-2 lugë gjelle mjaltë
-1 kokërr portokalle
-1 banane
-4 kokrra arrë
-4 kokrra luleshtrydhe
Përgatitja
Në një enë qelqi hidhni kosin dhe më pas i shtoni mjaltë. Përziejini mirë më njëra-tjetrën. Grini bananet, luleshtrydhet dhe portokallet. Hidhni sipër tyre përzierjen e kosit dhe mjaltit. Në fund, sipas dëshirës shtoni arrat.