Komposto thane

kompostoPërbërësit:
1 kg thana të pjekura të shëndosha
½ kg sheqer
1 litër ujë

Thanat e lara dhe të kulluara mirë, vendosen në kavanoz. Zihet shurupi dhe i ftohur derdhet mbi thana.

Kavanozët mbyllen mirë, pastaj vendosen në tenxhere me ujë dhe ziejnë 15-20 min.

Variant:
1 kg thana të pjekura mirë dhe të shëndosha
¾ kg sheqer

Në kavanoz të sterilizuar vendoset një rradhë thana, një rradhë sheqer dhe kështu me rradhë.
Në sipërfaqe hidhet sheqer. Kavanozi i mbushur, mbyllet mirë dhe vendoset në vend me diell për dy javë. Kohë pas kohe shkundet kavanozi.
Vendoset në vend të freskët gjer në përdorim.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..