Koktej pjeshke

Përgatitja:

– 1 kg pjeshkë të pjekura, të buta
– 300 g kulumbria të kuqe
– 150 g sheqer
– 2 gotëza liker (p.sh. Maraskino)
– gjethe të mentës

Pjeshkat vihen për disa çaste në ujë të valë, kullohen dhe qërohen, priten përgjysmë, u hiqen bërthamat. Kulumbritë e kuqe lahen, merren kokrrat dhe lihen për t’u tharë.

Nga sheqeri dhe 2 gota ujë të ftohtë, duke e përzier vazhdimisht, zihet shurup i dhe lihet për t’u ftohur. Pjeshkat priten në feta dhe, bashkë me kulumbria qiten në një enë.

Sipër u hidhet shurupi i ftohur, të cilit paraprakisht i keni shtuar 2 gotëza liker. Ena mbulohet dhe lihet në frigorifer së paku një orë, para se të shërbehet.

Sipas dëshirës mund të shërbehet me akull të imtësuar, ndërsa likeri zëvendësohet me shampanjë.
Gjethet e mentës përdoren si dekor.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Pije

Comments

Don't Miss! random posts ..