Përbërësit:
- 60 ml vodka ,
- 30 ml liker ,
- 30 ml lëng shege ,
- 30 ml lëng limoni ,
- Feta portokalli ose lëkurë limoni në formë spiraleje për zbukurim .
Lloji i gotës: gotë për koktej
Udhëzimet
Tundini përbërësit në një përzierës pijesh bashkë me akull. Kullojini më pas në një gotë kokteji të freskët. Mund t’i ngrini buzët e gotës me sheqer. Duket si pika më e fortë e koktejit – pse të mos e provoni?
Disa, madje, sugjerojnë edhe përzierje me portokaj të hidhur, por nuk prish punë edhe po nuk i gjetët. Meqenëse shërbehet në një gotë, ku zakonisht shërbehet Martini, shumica e ngatërrojnë koktejin me të, por nuk është e njëjta gjë. Provojeni dhe do të jeni në një mendje me ne! Shërbehet pa akull.