Kofshe qingji me patate ne furre

kofshe qingjiReceta qe po iu propozojme per neser eshte klasike, por suksesi do te jete i garantuar. Kofsha e qengjit gatuhet mbi patatet e prera ne feta te trasha, te cilat marrin nje shije te shkelqyer, sepse zihen dhe piqen ne te njejten kohe me lengun e qengjit.

Perberesit per 6 persona

1 kofshe qengji rreth 1.6kg
8 patate te medhaja
100gr gjalp
4-5 thelpinje hudher
rozmarine
trumez
kripe
piper
Si fillim, mundohemi t’i heqim te gjithe dhjamin e mundshem kofshes se qengjit, e shplajme dhe e vendosim per t’u ziere ne uje te ftohte me pak kripe ne tenxhere me presion per rreth 30 minuta, nese qengjit nuk eshte shume i njome. Ne rast te kundert, e veme direkt per t’u pjekur.

Lajme, qerojme dhe presim ne feta te rrumbullakta dhe paksa te trasha patatet. I vendosim ne fundin e taves njera pas tjetres, shperndajme mbi to gjalpin e prere ne copeza, thelpinjte e hudhres te shtypur lehtesisht, rozmarinen, trumezen dhe pak kripe. Mbi patatet vendosim kofshen e qengjit, e kriposim dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 210°C per rreth 30 minuta duke e kthyer nga ana tjeter cdo 15 minuta. E ulim temperaturen e furres ne 180°C dhe e pjekim taven akoma edhe per 40 minuta duke shtuar pak uje apo leng mishi nese masa thahet teper.

Pasi ka kaluar kjo kohe, fikim furren duke e lene mishin e qengjit me patate te ftohet brenda ne furre me dere hapur deri ne servirjen e tij.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..