Kofshe gjel deti me zarzavate

Kofshe gjeliPer 6 racione:
– 2 kofshe gjel deti (600 g secila)
– 6 luge supe birre
– 2 luge supe mjalte
– Piper
– Coriander
– 40 gr gjalpe
– 400 ml leng pule
– 1 thelb hudher
– 300 gr qepujka
– 500 gr karrota
– 250 gr kungulleshka

Pergatitja:
– Lahen kofshet dhe thahen me piceta letre.
– Perzihet birra me mjaltin, derdhet siper kofsheve dhe lihen e marinohen per nje ore.
– Hiqen nga marinada, e cila ruhet menjane dhe sperkaten me piper dhe coriander.
– Ne nje ene nxehim gjalpin dhe skuqim kofshet nga te dyja anet deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte.
– Hidhet siper lengu i pules dhe lengu i marinades, ne fund shtohet hudhra e shtypur me pak kripe.
– Mbulhet ena, dhe kofshet lihen te valojne per 1 ore.
– Qerohen dhe priten karrotat e qepujkat dhe bashkohen me kofshet 45 minuta pas zjerjes se tyre, kurse kungulleshkat hidhen 10 minuta me vone.
– Hiqen nga zjarri, pritet mishi ne feta dhe sherbehet me zarzavate.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..