Kofsha zogu me rozmarinë dhe patate (në furrë)

Përbërësit:

  • 7-8  kofsha zogu,
  • 1 hudhër,
  • rozmarinë i prerë shumë imët,
  • 5-6 patate të prera kube,
  • krip dhe piper sipas shijes.

Përgatitje:
Patatet qërohen, lahen, priten kuba me madhësi të madhe. Mishi lahet, i hiqet lëkura dhe vendoset në tavë. Në mesin e thelave të mishit vendosen patatet, dhe shtohet kripa me piperin, hudhra dhe rozmarina të prera imët. Shtohet një gotë ose ½ gote me ujë sipas madhësisë së tavës.  Uji duhet të mbulojë vetëm një çerek nga shtresa me patate, mos vini më shumë se edhe mishi lëshon ujë. Në qoftë se uji avullohet shpejtë atëherë mund të shtoni akoma gjatë pjekjes. Vihet tava në furrë, e mbuluar me folje. Mbas 40 minutash kontrollohet mishi në qoftë se është bërë, me një piru, dhe vihet prapë në furrë, pa folje, që të marrë një ngjyrë të bukur nga minutat e fundit të pjekjes.

Kjo gjellë mund të serviret me speca të pjekur.

Comments

Don't Miss! random posts ..