Kofsha pule në mënyrë amerikane

Kofsha pule në mënyrë amerikanePërbërësit:

-2 kofsha pule të mëdha
-1 l vaj kikiriku
-miks erëzash (paprika, piper i zi, hudhër e thatë e bluar, pluhur rozmarine)
-kripë

Përgatitja:

Kofshët e pulës i pastroni mirë dhe u thani ujin e tepërt me letër kuzhine, pastaj i lyeni mirë me kripë dhe miksin e erëzave sipas dëshirës.

Në një enë të thellë të përshtatshme për furrë hidhni vajin dhe vendosni në furrë të nxehet mirë në 180°. Kur ta shikoni që është gati shtoni në të kofshët e pulës, mbulojini me kapak dhe lërini të skuqen për rreth 2 orë të mira derisa të kenë marrë ngjyrën e kuqërremtë. Hiqini, kullojini nga vaji duke i lënë në një pjatë me letër kuzhine poshtë.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..