Kocë (filet peshku) në tigan

KocëPërbërësit:
8 fileto koce
një dorë domate të vogla
një dorë ullinj
një dorë kaperi
1 spec i kuq
1 kokër qepë
3-4 thelpinj hudhra
kripë dhe piper i zi
borzilok
rigon
vaj ulliri ekstra i virgjër
1 spec djegës i freskët
1 gotë verë e bardhë
Përgatitja:

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni filetot e kocës, shtoni kripë, piper dhe hiqini mënjanë. Në të njëjtin tigan shtoni përsëri pak vaj, hudhrat e grira imët, qepët e prera hollë, borzilokun dhe specin djegës. Kaurdisini në zjarr të ulët derisa të zbuten. Shtoni pastaj domatet, specat, ullinjtë, kaperin dhe vazhdoni kaurdisjen përsëri. Hidhni kripë, shtoni rigon dhe pak piper të zi dhe sipër gjellës vendosni edhe filetot e kocës që ruajtët mënjanë. Lërini që edhe koca të marrë shijen e perimeve dhe shuajeni me verë të bardhë. Shërbejeni sipër me borzilok të grirë dhe akoma pak rigon.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..