Klafuti me qershi

Perberesit

-400-500gr qershi te embla
-180ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
-65gr miell
-60gr sheqer (mund ta rrisni sasine deri ne 100gr nese e doni me te embel)
-2 veze te medha
-2 luge gjalp + per te lyer taven
-1 pako te vogel vanilje
-sheqer pluhur per sperkatje
-pak kripe

Lajme si fillim qershite nen uje te rrjedhshem, i thajme me nje pecete te paster dhe i heqim me kujdes berthamat.

Ne nje tigan, shkrijme nje luge gjalp dhe kaverdisim per 1-2 minuta ne zjarr te ulet qershite derisa te avulloje i gjithe lengu qe mund te kene leshuar. I sperkasim me 1 luge sheqer dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 1 minute tjeter duke i perziere gjate te gjithe kohes.

Lyejme nje tave me gjalp, e sperkasim me pak sheqer dhe hedhim qershite e kaverdisura nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e brumit.

Rrahim ne nje ene vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme vaniljen, miellin, qumeshtin, 1 luge gjalp te shkrire dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 1 minute. E hedhim brumin ne taven ku kemi vendosur qershite dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 40-45 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.

E nxjerrim embelsiren nga furra, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte. Mund ta shoqerojme gjithashtu me pak pana te rrahur per embelsira, akullore me vanilje apo pak kos grek me sheqer.

E ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..