Kifle të shpejta me djathë

Kifle të shpejta me djathëPërbërësit:
-Miell
-2 të bardhët e vezës
-100 gr gjalpë
-1 gotë kos
-1 pluhur për pjekje
-Djathë
-Kripë
Përgatitja:
Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur. Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart. Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje. Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës. Futen në furrë dhe pjeken në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..