Kifle në forma të ndryshme

Kifle në forma të ndryshmePërbërësit: 2 qeska tharm buke, 1/2 lit qumësht, 2-4 lugë sheqer, pak kripë, 2 vezë, 1 filxhan kafeje vaj, 1 sheqer vanileje, afro 800 gr miell, 1 vezë për lyerje, susam, 50 gr gjalpë.

Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell.

Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr.

Brumi përzihet dhe pak tundet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë e mirë gjersa të gatuhet një brum i butë dhe i lëmuar.

Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë, lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë në vend të ngrohtë.

Brumi i ardhur ngjeshet pak, ndahet në afro 20 toptha.

Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme.

Kiflet vijnë 30-40 minuta, kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam, nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqrremtë.

Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten, pastaj shërbehen.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..