Këshilla; Pastrohuni dhe humbni peshë me portokallet

portokallFruti i dimrit janë portokallet, mbi këtë gjë mendojme se nuk ka dyshime dhe janë një ushqim vertetë i çmueshëm për të mbrojtur shëndetin nga ndonje sëmundje e mundshme e sezonit.

Përveç kësaj ato janë shumë të lehta, sepse mbi 80 për qind është thjesht ujë. Përmbajnë vitmaninë C, por edhe B e P, shumë kripëra minerale dhe fruktozë.
Për të patur një ide se sa e lulet është marrja e kalorive e siç e dini për çdo 100 gram janë rreth 40 kalori.

Vahzdojmë të zbulojmë së bashku këtë frut të shijshëm.

Agrumet janë baza e shumë kremërave, sepse siç e kemi përmendur kohët e fundit, përmbajnë vitmaninë C, substancë antioksidante, thelbësore për të luftuar radikalet e lira, rrjedhimisht edhe plakjen qelizore.

Përveç kësaj, portokallet janë në gjëndje të zvogëlojnë gliceminë dhe të mbajnë një metabolizem të lartë.

Për të ruajtur formen trupore dhe për të parandaluar gripin, mos harroni çdo mëngjes shtrydhni dy portokalle dhe pini lëngun. Edhe për fëmijet kjo duhet të jetë e përhershme.

Një tjetër karakteristike është aftësia e tyre diuretike me pasojë pastrimin. Për këtë motiv, përveçëse janë të shijshme, ato mund t’i hani edhe në sallatë.

Një këshillë për t’i konsumuar në mënyren e duhur:
Lëkura e hollë e bardhë mes lëvozhges dhe tulit është pak e hidhur, por nëse dëshironi të ndihmoni zorrët tuaja, mos e hiqni plotësisht, sepse përmban një fiber që rregullon absorbimin e sheqernave, yndyrnave dhe proteinave.

RECETA TË NGJASHME


Comments

Don't Miss! random posts ..