Kërpudha të mbushura me mish të grirë

Kërpudha të mbushura me mish të grirëPërbërsit:

-1 kg kërpudha champignon (shampinjon)
-300 gr.mish të grirë
-2 qep të freskëta
-1 vezë
-2 lugë djath parmixhano i grirë
-2 feta bukë të thekur
-një tufë e vogël me majdanoz
-2 thelpinj hudhëra
-pak vaj ulliri
-kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Pastroni kërpudhat me një beze të njomë dhe hiqni këmbën e tyre. Lërini mënjanë.

Këmbën e kërpudhës të prerë në copa të vogla së bashku me qepën e grirë vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri, shtoni hudhrën e grirë, kripë dhe piper të zi. Kur të jenë kaurdisur mirë hiqini dhe bashkojini me mishin e grirë. Pastaj shtoni vezën, djathin, majdanozin e grirë dhe bukën e thekur të grirë. Rregulloni akoma me pak kripë dhe piper të zi nëse është e nevojshme dhe mbushni me këtë masë kërpudhat. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë shtoni akoma pak vaj ulliri dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 40 minuta ose derisa shikoni që janë gati.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..