Kërpudha në tavë

Kërpudha në tavëPër 6 persona:

Kërpudha 2 kg
Vaj 3 filxhanë kafeje
Qepë 4 kokrra mesatare
Miell 1 lugë gjelle
Salcë 1 lugë gjelle
Kopër ose majdanoz
Kripë e piper i zi

Përgatitja:
Kërpudhat e pastruara përvëlohen në ujë të valuar me kripë. Pastaj kullohen, priten dhe lihen në një anë. Qepa skuqet me yndyrë. Hidhet mielli, salca, shtohen kërpudhat, të cilat përzihen së bashku. Shtohet ujë, kopër apo majdanoz dhe kripa e nevojshme. Vendosen në tavë dhe piqen në furrë.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..