Kërpudha me vezë

Kërpudha me vezëPërbërësit:
-500 gr kërpudha të freskëta ose të marinuara
– 4 lugë vaj
-4 vezë të ziera
– 150 ml majonezë
-80 gr djathë
-Kripë,biber,pak spec djegës
-1 lugë vegete
Përgatitja:
Kërpudhat nëse janë të freskëta, pastrohen dhe grihen në fletëza të holla, kurse nëse janë të marinuara vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre.
Në një tigan hedhim vajin, e ngrohim dhe në të hedhim kërpudhat derisa të zbuten dhe të avullojnë lëngun që lëshojnë. Pastaj shtojmë kripën, biberin, vegeten dhe specin djegës (sipas dëshirës ). Pasi të jenë zbutur mjaftueshëm, këtë masë e rendisim në një enë të qelqit zjarr-rezistuese dhe mbi të hedhim vezët e ziera të grira në rende dhe majonezën. Mbi hedhim djathin kackavall të grirë në fleta të holla dhe e vëmë në furrë të nxehtë për 5 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..