Kërnacka të furrës

qofteMasa e tyre përgatitet si për qoftet e zakonshme, duke shtuar dhe hudhra. Ndahen nga dy copa për racion dhe u jepet formë cilindrike, lyhen me miell dhe skuqen në tigan me yndyrë, duke i kthyer nga të gjitha anët. Rreshtohen në tepsi dhe në vajin që mbetet nga skuqja, hidhet miell i cili kaurdiset pak, shuhet me uthull, shtohet salcë domatesh, përzihet, shtohet ujë dhe pastaj hidhet kripë, piper, dafine, rigon, spec i kuq dhe hudhra te shtypura. Pasi masa merr valë, hidhet përsiper kërnackave.Tava futet në furrë dhe lihet 15-20 minuta. Pasi hiqen nga furra spërkaten me lengun e vet dhe me majdanoz të grirë hollë.

Përbërësit, 4 persona :
mish 1 filxhan çaji
qepë 2 kokrra
bukë 75 gr
vezë 1 kokërr
kripë
piper
majdanoz
miell 2 lugë gjelle
vaj 4-5 lugë gjelle

Për salcën :

miell 1 lugë gjelle
uthull 2-3 lugë gjelle
hudhra 3-4 thelpinj
salcë 1 lugë gjelle
kripë, pipër, dafine, majdanoz.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..