Këpurdha me oriz të zi

Këpurdha me oriz të ziPërbërësit e duhur:

-Një lugë vaj ulliri
-450gr. këpurdha ose midhje
-Kërcell seline i bluar imët
-Karrota të bluara imët
-Një kokë qepe, e bluar imët
-¼ e gotës me miell
-Krypë dhe biber
-1/3 e gotës me verë të bardhë
-4 gota supë perimesh
-Një gotë me oriz të zi të fërguar
-2 lugë majdanoz të prerë imët
-Një lugë lule trumzë të tharë

Në një tavë të madhe hudhni vaj për tu ngrohur dhe pastaj shtoni në të këpurdhat, selinon, karrotat, qepën – të gjitha të bluara imët – dhe përzini kohë pas kohe derisa frutat dhe këpurdhat të zbuten, përafërsisht 5-7 minuta. Shtoni mëpastaj miell dhe biber dhe fërgone përzierjen edhe dy minuta, duke e përzier tërë kohën.

Në këtë përzierje mëpastaj hudhni verën e bardhë, shtoni edhe lule trumzë, rrisne temperaturën dhe lëreni që të fërgohet edhe dy minuta.

Mëpastaj në këtë përzierje hudhne supën dhe lëreni që të vlojë, shtoni orizin, mbulojeni dhe lëreni që të zihet në temperaturë mesatare, përafërsisht 5-7 minuta.Në fund shtoni majdanozin.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..