Keku me Boronica i zonjës Michelle Obama

kekeKy kek është një nga ëmbëlsirat që ish zonja e Shtëpisë së Bardhë e përgatiste më shpesh. Thuhet se znj.Obama nisi ta gatuante që kur kërkoi të mbillnin boronicë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Që nga koha e fushatës së parë të zgjedhjeve presidenciale, zonja e parë ka ndërmarrë nismën për të luftuar zakonin e kequshqyerjes te bashkëqytetarët e saj dhe sidomos obezitetit te të rinjtë. Ajo është autore e librit mereceta “American grown”, i cili ka sukses në Amerikë. Znj.Obama shfaqet shpesh në ekranet televizive dhe jep këshilla mbi mënyrën e të ushqyerit. Ajo gatuan disa nga recetat më të mira, mes të cilave bën pjesë edhe keku me boronica. Në recetën e kësaj ëmbëlsire, kemi edhe përbërësin “buttermilk”, i cili nuk përdoret shumë në Evropë, por ne mund ta zëvendësojmë duke përzier në sasi të barabartë qumësht dhe kos pa yndyrë.

Përbërësit:

200g gjalpë në temperaturën e ambientit

• 400g miell i tipit 00

• 1 lugë sodë për ëmbëlsira

• 2 lugë kafeje sodë buke

• ½ lugë kafeje kripë

• 400g sheqer

• 4 kokrra vezë në temperaturën e ambientit

• 1 bustinë vanilje

• 125ml buttermilk (përziejmë 65ml qumësht pa yndyrë me 60ml kos pa yndyrë)

• 300g boronica

Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180°. Lyejmë me gjalpë dhe miell një tavë të rrumbullakët për kek (me vrimë në mes).
1. Në një tas përziejmë përbërësit e thatë: miellin, sodën për ëmbëlsira, vaniljen, sodën e bukës, kripën.2. Në robot ose me rrahësin elektrik të vezëve përziejmë gjalpin dhe sheqerin sa të bëhen si krem, shtojmë një nga një vezët, pak nga përzierja e përbërësve të thatë dhe pak buttermilk. Vazhdojmë e përziejmë derisa të përfundojmë të gjithë masën e përbërësve të thatë dhe buttermilk-ut.
3. Hedhim brumin në një tas, shtojmë me kujdes boronicat dhe i përziejmë me lugë druri. Brumin e hedhim në tavë dhe e lëmë të piqet për 55-60 minuta. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve, e cila duhet të dalë e thatë. E lëmë të ftohet në tavë dhe pas 20 minutash, e përmbysim në një grilë që të ftohet edhe nga poshtë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..