Keku lavë me mjedra

Keku lavë me mjedraPërbërësit:

-250 g gjalpë

-6 vezë

-200 g sheqer

-100 g miell

-1 sheqer vanilje

-250 g çokollatë me qumësht apo për gatim

-Mjedër apo manaferra

Përgatitja

E përziejmë gjalpën me sheqerin. I shtojmë gjashtë vezët (një nga një duke përzier me mikser elektrik), pastaj sheqer vaniljen dhe miellin, e më pas edhe çokollatën e shkrirë. E lyejmë me vaj kallëfin e kekut. Furrën e ngrohim në 200 gradë. E mbushim kallëfin me përzierjen. Kujdes mos i mbushni shumë, më mirë deri në gjysmë. I pjekim shkurtë, jo më gjatë se dhjetë minuta, është me rëndësi që përbërja brenda të qëndrojë e lëngshme. Zbukurojmë me mjedër apo manaferra.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..