Kekë zeber me çokollatë

Kekë zeber me çokollatëPerberesit:
-4 veze
-200 gr sheqer
-200 ml qumesht
-200 ml vaj
-400 gr miell
-1 pluhur per pjekje
-1 sheqer vanilje
-2 luge kakao
-2 luge uje vale

Glazura:
-100 gr cokollate
-100 ml ajke e embel(hopla)

Udhezimet:
Ndahen te bardhat nga te verdhat e vezes.
Te bardhat tunden me maje gishtash krip derisa te formohet nje shkume e forte.

Shtohet edhe sheqeri dhe vazhdojme rrahjen e shkumes nga te bardhat e vezve.

Pastaj shtohe edhe te verdhat nje nga nje duke vazhduar me rrahjen e shkumes.

Shtojme miellin duke perzier ngadale me tel dore.

Pasi te jete perzier shtojme edhe qumeshtin,vajin,pluhurin per pjekje dhe sheqer vaniljen.

Kakaon e tretim me ujin e vale.

Ndajme masen me vezet e tundura dhe miellin ne dy ene ndaras.

Njerse mase te brumit i shtojme kakaon e tretur.

Ne nje kallep te lyer dhe te permillir fillojme te hudhim masen e brumit.

Fillojme me tri luge mase te bardhe ne mes te kallepit.

Ne mes te asaj pjese qesim edhe tri luge nga brumi me kakao,pastaj prap ne mes te saj do te qesim tri luge nga masa e bardhe.

Ne kete menyre brumi do te behet vja vija nga mesi e derisa te skajet e kallepit.

Brumerat e radhitura ne kete menyre piqen ne furren e parangrohur ne 180 grade.

Pas pjekjes embelsira lihet te ftohet teresisht.

Me pas persiper qesim cokollaten e shkrire ne ajken,ku ajken e ngrohim deri pak para vlimit(jo te vloj) dhe ne te shtojme copeza te cokollates dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata..Cokollaten e shkriire e qesim persiper tortes zeber dhe e leme te ftohet.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..