Keke me limon

Përbërësit:

-200 gram margarinë
-200 gram miell
-një lugë kafeje sode buke
-150 gram sheqer pluhur (pudër si ai i llokumeve)
-200-250 gram lëng limoni
-200 gram sheqer
-4 vezë

Përgatitja:

Para së të fillojmë përgatitjen e kekut duhet që të vemë furrën të ngrohet në temperaturën 200 grade.Përziejmë margarinën, sheqerin dhe vezet dhe do ti rrahim ato deri sa të bëhet një masë e njejtë. Mbi këtë masë hedhim miellin dhe sodën e bukës dhe i trazojmë mirë deri sa të behët një masë e lidhur në formën e brumit të hollë.
Mbi tave që do të bëhet pjekja e kekut shtrojmë leter pjekje dhe aty do te hedhim masën e përgatitur. Tava futet në furën e ngrohtë dhe e pjekim ne temp 200 per 15 minuta.Në kohën që piqet keku, ne do të tresim sheqerin në lengun e limonit dhe menjëherë pasi të nxjerrim tavën nga furra me anën e një furçe gatimi lyejmë pjesën e sipërme të kekut.Pasi është konsumuar i gjithë lëngu i limonit mbi kek hedhim pluhurin (pudrën) e sheqerit.Keku është gati për tu servirur, format e prerjes janë në dorë të amvisteve.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..