Keka djegës

Keka djegësPër 4 persona

-300 gr miell
-200 gr gjalpë
-100 gr kaçkavall
-200 gr bajame
-200 ml shtalpë
-1 lugë mustardë
-2 vezë
-200 ml shtalpë
-1 lugë piper i kuq djegës
-1 pako aditiv për brumë
-100 ml keçap
-vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në enë të thellë e hedhim miellin, piperin e kuq, aditivin për brumë, mustardën dhe 200 ml shtalpë. I thyejmë vezët në enë. Në anën e rrallë të rendes, në enë e grijmë kaçkavallin. E grijmë edhe gjalpin. I shtojmë bajamet, hedhim kripë dhe e përziejmë masën me lugë. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë.

Kallëpin me vrima e lyejmë me gjalpë. Me lugë, i mbushim vrimat e kallëpit me brumë. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
I nxjerrim kekat nga kallëpi dhe i vëmë në pjatën për servirje.

Shtalpën e mbetur e mbushim në fishek letre, të cilit ia presim skajin. Me ndihmën e fishekut, me shtalpë bëjmë rrathë sipër çdo keku. Në brendi të rrathëve vëmë keçap. Zbukurimin e përfundojmë me degë majdanozi, transmeton allrecipes.com.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..