Kek

Kek3 gota miell
1 filxhan kafeje rrush i thatë ose kokrra rreçeli
1-2 filxhanë kafeje gjalp
1 gote uji sheqer
3 vezë
1 majë lugë kafeje krype edhe sodë buke
pak kanellë
1 luge gjellë kakao
1/2 lugë konjak, ose rum

Zbutet gjalpi dhe përziehet mirë me sheqer, rrihet me lugë druri edhe duke e rrahur shtohen pak nga pak vezët, pak kripë e konjak. Pasi rrihet për10-15 min shtohet rrush i thatë ose kokrrat e rreçelit të grira. Pastaj shtohet mielli i përzier me soden. Zihet brumi, i cili nuk duhet punuar shumë që të mos bëhet elastik. Brumi hillet në taven e lyer me gjalpë. Piqet në furrë për 40-45 min. Pasi piqet, ftohet pak edhe pritet në copa duke i hedhur sipër sheqer pudër.
Sipas dëshirës gjysma e brumit mund të perzihet me kakao, dhe si aromë mund t’i hidhet lëkurë limoni ose portokalli.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..