Kek për çaj apo kafe

Kek për çaj apo kafePërbërësit:
-250 g rrush të thatë të verdhë
-250 g rrush të thatë të kuq
-250 g sheqer kaf
-375 ml çaj i ftohtë
-1 vezë
-500 g miell që vjen
-1 lugë çaji me erëza të përziera,
-kanellë, vanilje etj.
-1 lugë çaji arrë moskat e grirë

Duhet Një tavë pjekieje e thellë drejtkëndëshe që mban 900 g brumë, e shtruar me letër pjekieje. Përgatitja: Vendosi rrushët e thatë të dy llojeve dhe sheqerin kaf në një enë të madhe dhe hidhi sipër çajin e ftohtë. Përziej mirë dhe lëri të mbuluar gjatë natës që frutat e thata të mbushen me lëng. Ngroh furrën në 180 gradë C. Shto vezën në enën me frutat dhe rrihe. Hidh sipër me një sitë miellin, përzieje me erëzat, arrën moskat derisa të bashkohen përbërësit. Hidhe me lugë në tavën e parapërgatitur dhe piqe 1 orë deri në 1 orë e 10 minuta, deri sa të jetë i fortë në prekje dhe kunja e dhëmbëve të dalë e pastër. Hiqe nga tava dhe lëre të ftohet plotësisht para se ta shërbesh.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..