Kek pa sheqer

Kek pa sheqer Përbërësit:

-5 vezë 100 gr sheqer nga bima stevia, stevioilna

-300 gr miell integral

-60 gr kakao

-një majë luge kripë

-10 ml ekstrakt vanilje

-200 ml qumësht kokosi

-80 ml vaj ulliri

-7 gr maja birre

Përgatitja: Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrihni të bardhat deri sa të keni përftuar një masë shkume kremoze. Lëreni mënjanë. Shtojini të verdhave të vezës sheqerin e bimës, shtoni vajin , qumshtin e kokosit, pak ujë dhe pak uthull.

Lini mënjanë 60 gr miell ndërsa masën përziejeni me 240 gr e tjerë të miellit.

Ndajeni brumin përgjysmë dhe në njërën nga gjysmat shtoni kakaon.

Ndani të bardhën e vezës në dy pjesë dhe shtojani secilës pjesë të brumit.

Punojeni sërish dhe piqeni në enë keku si në fotografi.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..