Përbërësit:
-3 kokrra vezë
-12 lugë gjelle sheqer
-12 lugë gjelle vaj luledielli
-12 lugë gjelle miell
-12 lugë qumësht pluhur
-një lugë çaji sodë ëmëbëlsirash
-rrush të thatë dhe arra
PËRGATITJA
Rrahim vezët së bashku me sheqerin, derisa sheqeri jetë shkrirë. Më pas shtojmë vajin. I përziejmë së bashku. Hedhim edhe miellin, qumësht pluhurin dhe sodën e bukës. E përziejmë masën mirë, e më pas shtojmë rrushin e thatë edhe arrat.
Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe kthejmë masën mbi tavë. E pjekim në 180 gradë.
Ju bëftë mirë.