Kek me qumësht dhe fruta

KekPërbërësit:

Si masë do të përdorni një gotë uji (gota – 200 ml ujë)
Tava 24/26 cm
● 1+1/2 gotë sheqer
● 1 gotë qumësht të mbushur plot
● 1 gotë vaj luledielli (mos e mbushni plot, 2 gisht më pak)
● 4 vezë
● 2+1/2 gotë miell

● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
● 1 bustinë vanilje ose lëkurë limoni të grirë në rende Përgatitja:

Ndezim furrën në 180 gradë.
1Në një tas të madh, rrahim vezët me sheqerin për 4 minuta, me rrahësin elektrik të vezëve, dhe shtojmë me radhë: vajin, qumështin, miellin, vaniljen dhe sodden me sitë, pa ndaluar rrahësin.
2Hedhim brumin në tavën e lyer me vaj e miell dhe e pjekim për 40/45 minuta. E mbulojmë me letër alumini pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e thatë.
E shërbejmë kështu ose, nëse dëshironi, mund të përzieni 150 g djathë Philadelphia me 2 lugë sheqer pluhur, vendoseni sipër kekut kur ky është i ftohtë plotësisht dhe sipas dëshirës mund të vini feta frutash.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..