Përbërësit:
4 vezë,
250 g margarinë,
250 g sheqer,
250 g miell,
1/2 pluhur për pjekurinë,
1 sheqer vanilje,
700 g qershi(ose vishnje),
sheqer pluhur për dekorim.
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë qershitë nga bërthamat.
Pastaj rrahim të verdhat e vezëve me sheqer dhe sheqer vanilje. I shtojmë margarinën e shkrirë. Shtojmë edhe miellin me pluhurin për pjekurinë dhe përziejmë. Në fund shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura në shkumë të fortë dhe përziejmë mirë me lugë.
Krejt në fund i shtojmë qershitë (te cilat fillimisht i rrotullojmë pak në miell).
Masën e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmiellur. Pjekim në temperaturë 200*C rreth 30-40 minuta.
Kur të ftohet i qesim përmbi sheqer pluhur.
Të Rekomanduara