Kek me pjeshkë

Kek me pjeshkëPërbërësit:
2 herë nga 1/2 filxhanë qaji miell,
2 filxhanë qaji sheqer,
1 filxhanë qaji vaj ulliri,
1 filxhanë qaji kompot pjeshkë
1 filxhanë qaji qumësht,
1 lugë të vogël sodë,
1 filxhanë qaji arra të grira,
6 vezë

Përgatitja:
Rrihni me mikser ose me telin e kushinës vezët dhe sheqerin për rreth 10 minuta, derisa të shkumëzohen, pastaj i shtoni pak nga pak vaji, soda, mielli, arrat, pjeshkat dhe në fund qumështin.

Vazhdoni rrahjen për disa minuta, pastaj lyejeni me pak vaj tepsinë ose formën e ëmbëlsirës, pudroseni me miell dhe hidheni brenda masës së pregatitur. Në fund vendosni kompotin e pjeshkave sipër tortës.

Piqeni ëmbëlsirën për 20 minuta të vendosur në bazë të furrës, kurse për 15 minuta të tjera vendoseni mbi zgarë në mënyre që të piqet poshtë dhe lartë.

Hiqeni nga furra , lëreni të ftohet dhe shërbejeni të ftohtë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..