Kek me nespulla

Kek me nespulla Përbërësit:
6-7nespulla (Nespulla është frut dhe gjendet edhe tek ne )
20 qershi të mëdha
2 lugë rum
1 lugë gjelle reçel qershish
200 gr miell për ëmbëlsira
100 gr miell bajamesh
125 gr gjalpë 2 vezë

50 gr sheqer kaf 50 gr sheqer 1 bustinë vanilje 1 majë luge maja Sheqer pluhur Përgatitja: Pastroni nespullat nga bërthamat . Të njëjtën gjë bëni edhe me qershitë. Në një enë hidhni sheqerin kaf me rumin, shtoni frutat dhe lërini të karamelizohen për pak minuta në mënyrë që frutat të zbuten. Zbusni gjalpin në temperaturë ambienti dhe përziejeni me sheqerin. Punojeni të gjithë masën me grirëse elektrike ose duke e punuar gjatë me pirun. Ndërsa përzjeni shtoni miellin e bajameve, recelin, qumshtin dhe vaniljen. Në fund shtoni miellin e grurit dhe përziejeni të gjithën me një lugë druri. Në tavën që do të përdorni vendosni një letër piekje dhe në fund të saj vendosni 3-4 nespulla të prera në katër pjesë. Shtoni brumin dhe lëreni të pushojë në mënyrë që të rris volumin dhe të përfshi nespullat. Piqeni për 30 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..