Kek me mollë

kekPërbërësit për një tavë me diametër 24 cm
Koha e përgatitjes 5 minuta (vetëm një tas do beni pis) 3 mollë
3 vezë,
9 lugë sheqer
9 lugë miell
9 lugë qumësht
9 lugë vaj luledielli
1 bustinë sodë për ëmbëlsira Përgatitja: ndezim furrën me 180 gradë
1. Në një tas përziejmë me rrahësin elektrik të vezëve, ose në rrobot, vezët me sheqerin për 3 minuta (me rrahësin me dorë, 6 minuta). Shtojmë qumështin, vajin dhe se fundi miellin dhe sodën, me sitë, pa ndërprerë përzierjen e tyre. Hedhim mollët e qëruara e të ndara në kubik 3 cm. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 45 minuta. Bëni provën me kruajtëse dhëmbësh dhe kur ajo të dalë e pastër, keku është gati. Mos harroni ta mbuloni me letër alumini pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe. Kur të jetë pjekur, hiqeni nga furra dhe vetëm pas 10 minutash hiqeni nga tava. Nëse e doni më të bukur, si ky në foto, përbërësit janë të njëjtë por mollet i presim në feta të holla, pa i qëruar, i skuqim në tigan me një lugë gjalpë e një grusht sheqer deri sa të marrin ngjyrë, për 10 minuta. Më pas i rendisim në tavë, hedhim sipër brumin ( të përgatitur si më lart) dhe e pjekim si keku më sipër. Pas 10 minutash që e kemi nxjerrë nga furra e përmbysim në pjatë dhe keku ështe gati.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..