Kek me mollë dhe rrush të thatë

Kek me mollë dhe rrush të thatëPërbërësit:

-200gr gjalpë i zbutur
-200 gr sheqer kaf
-3 vezë të rrahura
-200 gr miell
-1 lugë caji kanellë pluhur
-1 lugë caji sode bikarbon
-2 mollë të grira në rende
-300gr rrush i thatë

Pergatitja:

Nxehim furrën në 180 gradë.
Lyejmë me gjalp fundin e një tepsie për kek dhe e spërkasim me miell.
Përziejmë mirë në një tas gjalpin me sheqerin, miellin, vezët, kanellën, baking powder, dhe mollët.
Pasi ti kemi përzierë mirë shtojmë rrushin e thatë dhe përziejmë përsëri, me kujdes.
E hedhim përzierien në tëpsi dhe e vëmë të piqet për 50 min-1 orë, ose deri sa nëse ngulim një kunjë dhëmbësh në qendër ajo del e pastër.
E lëmë të ftohet dhe e nxjerrim nga tepsia.
E dekorojmë sipas dëshirës.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..