Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 40 minuta
Për 8 përsona nevojiten:
- ¼ filxhani gjalpë,
- ½ filxhani sheqer,
- ananas i copëtuar.
Keku:
- 150 gram miell misri i përgatitur,
- 1 lugë çaji arra të bluara,
- ¼ filxhan qumësht,
- 1 vezë e rrahur,
- ½ filxhan gjalpë ose margarinë e shkrirë,
- ½ filxhan krem, sipas dëshirës.
Përgaditja:
Ngroh furrën në 180 gradë C. Në tigan të madh, shkrij 1/4 e gjalpit. Hiqe nga nxehtësia; përziej 1 1/2 filxhani sheqer dhe ananasin; përhape në tigan.
Në një enë-poç mesatar, përziej përzierjen e miellit të misrit, arrat e bluara, 1/4 filxhani sheqer, qumështin, vezën, 1/12 filxhani gjalpë dhe kremin. Përzieji sa përbërësit të bashkohen. Hidh përzierjen në tigan.
Piq në 180 gradë C për 35-40 minuta ose sa të marrë ngjyrë të artë në kafe. Hiqe nga furra. Shkëput kekun nga tigani. Vendos pjatën ku do ta servirësh mbi tigan; ktheje me kujdes mbi pjatë.
Përdor për ta shërbyer, në rast se dëshiron me ndonjë krem.