Kek me limon

Kek me limonPërbërësit:

190 gr sheqer
3 vezë
1 limon
panë qumështi
50 gr gjalpë
140 gr miell
1 lugë maja për ëmbëlsira
kripë

Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin dhe të grirat e limonit, derisa të shkumojnë e të zbardhen. Shtojmë panën, gjalpin, hedhim miellin e përzier me majanë, duke e kaluar nëpër një kullesë a sitë që të mos formohen kokrriza, si dhe pak kripë. Pastaj mbushim me këtë brumë një formë keku të veshur me letër furre dhe e pjekim në 180 gradë për 30 minuta.

Article Tags:
Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..