Kemi vendosur këto ditë që t’iu sjellim vetëm receta të lehta për t’u përgatitur (dhe tretur)!
Mos harroni të përdorni vaj ulliri të cilësisë së mirë! Koha e përgatitjes: 10 minuta
Përbërësit për tavë me diametër 22 cm ose drejtkëndëshe 25 x 11 cm:
-170 g sheqer
– 190 g miell
-3 vezë
-90 g kos me fruta ose I bardhë
-80 ml vaj ulliri me shije delikate
– 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g)
-2 limona bio – lëngu dhe lëkura e grirë në rende Për shurupin:
– lëngu i 1 limoni
– 80 g sheqer
-100 ml ujë
Përgatitja: Ndezim furrën në 160° C.
1.Në një tas, rrahim vezët me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë për 2 minuta. Shtojmë kosin, lëngun e 2 limonëve, vajin dhe i përziejmë edhe këto për 1 minutë. Shtojmë me sitë miellin dhe sodën, por këto i përziejmë me lugë druri ose spatul.
2.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 30-40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dale e pastër. Ndërkohë, përgatisim shurupin:
Në një tenxhere të vogël, hedhim përbërësit e shurupit dhe e lëmë në zjarr të marrë valë për 10 minuta. E heqim dhe e lëmë mënjanë të vaket. Kur keku të jetë pjekur, e shpojmë me kruajtëse dhëmbësh në sipërfaqe dhe e lagim me shurupin e vakët, nëse keku është i nxehtë.