Kek me karrota dhe rrush të thatë

KEK ME KARROTA DHE RRUSH TE THATEPërbërësit:
500 gr karota
3 lugë kafeje maja buke
2 filxhanë çaji miell
2 lugë kafeje kanellë
½ lugë kafeje arrë moskat
½ lugë kafeje karafil
½ filxhan çaji arra
½ filxhan çaji rrush i thatë
1 filxhan çaji sheqer
1 filxhan çaji vaj luledielli
4 vezë
Vaj dhe miell për tepsinë

Pastrojmë karotat, I grijmë në rende dhe i përziejmë me rrushin e thatë dhe beharnat. Rrahim në mikser vezët me sheqerin, shtojmë vajin e lulediellit, i përziejmë mirë dhe në vazhdim hedhim miellin, sodën, masën me karota dhe arrat. E vendosim masën në një formë ose tepsi të lyer me vaj dhe miell. E pjekim në 180° Celsius për 40-50 minuta. E lëmë të ftohet para se ta servirim. E shoqërojmë kekun me kos të rrahur me sheqer, kanellë dhe karafil.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..