Kek me kakao dhe vaj ulliri për 15 minuta

Kek me kakao dhe vaj ulliri për 15 minutaPërbërësit për tavë me diametër 24 cm me vrimë në mes ose jo:

-130 ml vaj ulliri me shije delikate
-4 vezë
-200 g sheqer pluhur
-140 g miell
-40 g kakao e hidhur
-20 ml qumësht
-1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180° C.
1Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, rrahim vezët me sheqerin për 10 minuta. Tani përdorim spatul ose lugë druri për të përzier miellin, kakaon dhe sodën, të cilat i hedhim pjesë-pjesë me sitë. Shtojmë vajin, qumështin dhe i përziejmë edhe këto me kujdes.
2Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e kakao dhe e pjekim afërsisht për 40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
E heqim nga tava kur të jetë ftohur plotësisht.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..