Kek me fruta të thata

kekPërbërësit:

5 vezë,
1 filxhan çaji sheqer,
1 filxhan çaji pana e freskët,
1 filxhan çaji gjalpë i zbutur
në temperaturë ambienti,
2 filxhanë çaji fruta të thata,
3 filxhan çaji miell,
1 lugë kafe sodë, 40 ml rum.

Përgatitja: Frutat e thata i vendosim në një tas dhe i spërkasim me rum. Rrahim veç të verdhat e vezëve me sheqer derisa të zbardhen dhe pa ndërprerë rrahjen, shtojmë pak nga pak miellin e përzier me sodën dhe e përziejmë butësisht derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Rrahim të bardhat e vezëve marengë dhe ia shtojmë masës së brumit. Në fund shtojmë frutat e thata të lyera me pak miell. Lyejmë tepsinë me gjalpë, hedhim brumin dhe e pjekim në furrën e ngrohur me 170 gradë për 45 minuta.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..