Përbersit:
Per 1 kek duhet:
-1 kg duhen miell,
-1 gotë e gjysmë uji,
-sheqer, një gotë uji, gjalpë i freskët,
-2 filxhanë kafeje,
-6 kokrra vezë, arra të qëruara,
-1 filxhan çaji,reçel (kokrra),
-2 filxhanë kafeje, sheqer pudër, 1 lugë gjelle.
Përgaditja :
Në një enë/tas porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes. Veçan shkrihet gjalpi dhe me të përzihen arrat e frutat e grira. E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzier me kujdes.
Pastaj brumi hidhet në tavë me korrent duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër. Frutat tjerë mund ti zgjedhni sipas dëshirës.