Kek me fiq

Kek me fiqNevojiten;

5-6 fiq
3 vezë
150 gramë gjalpë
150 gramë miell
150 gramë sheqer
1 lugë të vogël sodë
pak kanellë dhe karafil (të bluar)
30 gramë sheqer

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe në vazhdim shtojmë një nga një vezët, në mënyrë që të formohet një masë homogjene. Shtojmë miellin, sodën, kanellën, karafilin dhe përziejmë. E hedhim masën në një formë keku të lyer me gjalpë e miell. Më pas zhysim lehtë fiqtë, në mënyrë që 2/3 e tyre të mbetet jashtë brumit. Spërkatim kekun me sheqer dhe e pjekim në furrë të nxehtë, në 190 °C për 50-60 min.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..