Kek me dardha

Përbërsit:

-2 dardha (duhet të jenë të forta)
-3 vezë
-1 godë ujë sheqer
-gjysëm filxhan vaj
-gjysëm filxhan qumësht
-2,5 gota ujë me miell
-një lugë kafeje sodë buke
-një paketë pluhur vanilje
-sipas dëshirës mundi shtohet kanellë dhe arra (ose lajthi)

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim sheqerin dhe të bardhat e vezëve dhe i rrahim së bashku deri sa ajo të bëhet shkumë e plotë. Gjysëm minute pasi është bërë shkuma shtojmë në këtë shkumë vajin, miellin margarinën, soden e bukes dhe vaniljen dhe e përziejmë ngadalë.Prisni dy kokrat e dardhave për gjysëm, pastrohen farat e tyre dhe i presim dardhët në feta të holla. Përzejmë brumin e keku me fetat e dardhës dhe në vartësi të dëshirës hedhim dhe arra e kanellë.Tavën që do të bëhet pjekja e kekut e lyeni me pak vajë dhe shpërndani pak miell në gjithë sipërfaqen dhe hidhni aty masen e pergatitur. E vendosim në furrë dhe e lëmë të piqet për 40-45 minuta në temperaturen 190 gradë (pjesa e sipërme të bëhet e skuqur). Nxirret kekun dhe është gati për servirje.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..