Gjalpi i zbutur tundet me sheqer dhe sheqer vanileje, gjersa të shkumojë.
I shtohen vezët një nga një.
Mielli i situr i përzier me pluhur paste dhe bajamet i shtohen gjalpit të tundur.
I shtohet qumështi duke e përzier vazhdimisht.
2/3 e brumit të përgatitur hidhen në enë të lyer,me formë kurore (kuglof),kurse pjesës tjetër të brumit i shtohet kakao,3 lugë sheqer,kanellë dhe 3-4 lugë qumësht.
Kjo masë hidhet mbi brumë të verdhë dhe përzihet pak me pirun,që të formohen disa lara në brumë.
Pasta piqet në furrë me temperaturë 175 gradë C afro 50-60 minuta.
225 gr gjalpë,
250 gr sheqer,
1 sheqer vanileje,
6 vezë,
450 gr miell,
1 pluhur paste,
50 gr bajame të bluara,
3 lugë supe kakao,
3 lugë sheqer,
1 majë luge kanellë,
3-4 lugë qumësht.
afro 1/3 lit qumësht,