Kek izraelit

Kek izraelitPërbërësit:

-200gr arra (cdo lloj),
-200gr rrush i thatë (ose çdo lloj fruti i thatë),
-8 lugë gjelle miell,
-7 lugë sheqer kaf,
-3 vezë mesatare (temperaturë ambienti),
-1 lugë çaji sodë buke.

Përgatitja:

I qërojmë arrat, i ndajmë në copa të mëdha (dyshe) dhe i hedhim në një tas të madh. Shtojmë rrushin e thatë, sheqerin dhe miellin. Shtojmë sodën e bukës dhe i trazojmë mirë. Në fund shtojmë vezët e rrahura, I njëtrajtesojmë me masën e përzierjen e hedhim në një tavë të gjatë, ku kemi vendosur më parë një letër kuzhine (letra është e detyrueshme, pasi torta nuk ka vaj). Lyejeni me vaj, futeni në furrë 180 gradë për 30 minuta dhe provojeni herë pas here nëse është pjekur me një shkop shishqebapi. Pas disa orësh, kur keku të jetë ftohur tërësisht, ose të nesërmen, të pritet në feta të holla, që mund të ruhen në frigorifer.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..