Kek i shpejtë me banane

Kek i shpejtë me bananePërbërësit për tavë 30×10 cm ose me diametër 24 cm:
• 4 banane të pjekura
• 200 g miell
• 100 g sheqer
• 3 kokrra vezë
• 50 g gjalpë
• 150 g çokollatë e zezë ose atë që keni në shtëpi
• 1 bustinë sodë për ëmbëlsiraPërgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.1.Në nxehtësi të ulët tretim çokollatën bashkë me gjalpin, duke i përzier me lugë druri derisa të përftohet një krem homogjen. Më pas e lëmë mënjanë të vaket paksa.
2.Në një tas, hedhim vezët dhe i rrahim me pirun, shtojmë sheqerin, miellin dhe sodën me sitë dhe së fundi, përzierjen e vakur të gjalpit me çokollatë. Shtojmë bananet, të cilat i kemi shtypur që më parë me pirun dhe i përziejmë me lugë druri. Hedhim brumin në tavë dhe e pjekim për rreth 40 minuta.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..