Kek gërshërë me shije pjeshke

Kek gërshërë me shije pjeshkePërbërësit:

-300 gr miell

-2 kokrra vezë

-90 gr gjalpë

-100 gr sheqer

-1 kokërr limon

-2 lugë çaji pluhur sheqeri

-1 kavanoz me reçel pjeshke

Përgatitja:

Në një tas hedhim miellin, shqerin, gjalpin, vezët, pak lëng limoni dhe pluhurin e shqerit. I përziejmë me dorë të gjithë përbërësit që sapo hodhëm për disa minuta deri sa të na formohet brumi, të cilit i japim formën e një topi. Brumin e sapo formuar e mbështjellim me qese plastike dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Pas 30 minutash heqim brumin nga frigoriferi dhe e hapim në tavoline si petë byreku me një trashësi prej 4 mm. Tani marrim një enë pjekjeje të cilen mbasi e kemi lyer pak me gjalp e vendosim në të një pjesë të brumit duke e mbuluar kështu të gjithë sipërfaqen e enës. Më pas i hedhim marmalatën e pjeshkës dhe i mbulojmë të gjitha me brumin e sapo hedhur. Pjesën tjetër të brumit që na ka mbetur e presim në formë shiritash dhe i vendosim mbi marmaladë në forme rombi. Pas kësaj e fusim ëmbëlsirën në furrë për pjekje me temperaturë 180 °C për 40 minuta. Mbas 40 minutash e nxjerrim ëmbëlsirën nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..