Kek çokollate

Kek çokollatePër 10 racione:

Miell 250 gr
Sheqer 200 gr
Vezë 4 kokrra
Gjalpë i freskët 150 gr
Lajthi ose bajame të pjekura 50 gr
Kakao 10 gr
Liker 25 gr
Pak cedër portokalli
Sodë bukë 1 gr

Përgatitja

Gjalpi zbutet dhe rrihet me sheqerin në enë inoksi derisa të zbardhet. Në këtë masë hidhen të verdhat e vezëve, pjesë pjesë, cedra e portokallit, kakao, likeri dhe një  pjesë mielli i përzier me lajthitë ose bajamet e pjekura. Ndërkohë janë rrahur të bardhat e vezëve si marenge.
Shtohet ½ e të bardhave të vezëve, përzihen lehtë, shtohet pjesa tjetër e miellit të përzier me lajthitë dhe të bardhat e vezëve (marenga). Brumi i përgatitur hidhet në forma të shtruara në letër dhe piqen në temperature 190 – 200 gradë Celsius për 40 – 50 minuta. Pasi ftohen, nxirren nga forma hiqet letra dhe spërkatet me sheqer pluhur.

Burimi: Telegrafi.com

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..