‘Kedgeree’ me salmon, bizele dhe vezë të ziera

‘Kedgeree’ me salmon, bizele dhe vezë të zieraeePërbërësit:

▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 kokërr qepë mesatare
▪ 500 gram oriz
▪ 150g bizele
▪ 200 gramë peshk salmon
▪ 2 tufa koriandër
▪ 1 limon
▪ kripë dhe piper sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes:

Hidhni në një tigan të thellë vajin e ullirit dhe shtoni qepën e grirë hollë dhe trazojini për disa sekonda derisa të lëshohet aroma. Më pas shtoni bizelet, salmonin, kripë e piper sipas dëshirës.

Në një enë tjetër, zieni orizin derisa të mos jetë i bërë plotësisht. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe më pas shtojeni atë te tigani i parë.

Përziejini lehtë të gjithë përbërësit dhe lërini edhe për rreth 5-10 minuta me kapak të mbyllur.

Zieni vezët.

Në fund servirni në një pjatancë Kedgeree, duke hedhur fillimisht orizin me perimet dhe salmonin, sipër vezët e ziera dhe kopër të grirë jo shumë hollë. Anës pjatancës servirni edhe limon të prerë në feta.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..