Katrorë me kokos

Katrorë me kokosPërbërësit:
4 vezë,
6 filxhana sheqer,
4 filxhana qumësht,
2 filxhana vaj,
1 ‘pecivë’,
1 lugë kakao,
9 filxhana miell,
1 kokos (100 gr.)

Kremi:
4 filxhana sheqer,
4 lugë kakao,
2 margarina,
3 gota qumësht.

Për fund:
2 kokosa (200 gr.)

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i përzien mirë me mikser e pastaj hidhni vajin dhe qumështin. Krejt në fund shtoni miellin, pecivën, kakaon dhe kokosin dhe e lini të pjeket.
Margarinën e vendos në një enë për t’u shkrirë e pastaj hidhni me radhë tjerat: sheqerin, kakaon dhe qumështin dhe i përzieni kohë pas kohe. Pasi të vlojnë kremi lihet të ftohet.
Kur të pjeket, e lini të ftohet, pastaj e prisni në formë të katrorëve dhe secilin katror e futni në kremin e përgatitur më parë për t’u lyer në të gjitha anët e pastaj e përzieni me kokos.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..