Përbërësit:
-1 kg karkaleca të freskët,
-1 limon,
-kripë,
-piper,
-vaj ulliri,
-2 thelpinj hudhër (sipas dëshirës),
-majdanoz
Si fillim përgatisim një salcë me vaj ulliri, kripë, piper, lëng limoni, thelpinjtë e hudhrës e majdanoz.
Lëreni të pushojë përreth gjysëm ore.
Marrim karkalecat e nisim ti pastrojmë me kujdes. I presim sipër nga kurrizi dhe i heqim fillin e zi që gjendet në të. I lajmë e i fshijmë me letër kuzhine.
Nxehim në maksimum zgarën dhe vendosim në të karkalecat e pastruar, ulim zjarrin dhe i pjekim përreth 5-8 minuta ( në varësi të madhësisë së karkalecit).
Vendosim karkalecat e pjekur në pjatë dhe i hedhim sipër salcën e përgatitur, duke pasur kujdes të heqim thelpinjtë e hudhrës.
Shërbejmë karkalecat të ngrohtë ose edhe të ftohtë janë shumë të shijshëm. E shoqërojmë këtë pjatë me një sallatë të freskët të stinës.